Një stacion policie në qytetin rus Stavropol është bërë shënjestër e një sulmi vetëvrasës. Sipas raportimeve të para, tre kamikazë janë përgjegjës për sulmin. Policia nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me këtë ngjarje, ndërsa për momentin nuk flitet për viktima, përveç autorëve të sulmit. Agjencia e lajmeve “RIA Novosti” citon një burim, sipas të cilit tre kamikazë kanë përdorur të paktën pesë pajisje shpërthyese në këtë sulm. Të njëjtat fakte i konfirmon edhe agjencia “Interfax”, e cila shkruan se tre autorët janë të vetmet viktima.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …