Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës, në Malishevë gjendja vazhdon të jetë e rënduar në disa akse rrugore. Në njoftimin e bërë nga komuna e Malishevës thuhet se, ekipet emergjente dhe të sigurisë janë në terren duke u kujdesur dhe monitoruar gjendjen. “Luten qytetarët që mos të lëvizin pa nevojë, pasi rrugët vazhdojnë të jenë më ujë, ndërsa në disa vende edhe të bllokuara. Aktualisht aksi rrugorë Malishevë-Kijevë është e bllokuar në Mirushë, po ashtu rruga për Turjakë, rruga Malishevë – Banjë, si dhe rruga ‘Hamdi Berisha’ në qytet të Malishevës”, thuhet në njoftim. Po ashtu, në njoftim thuhet se Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij në shumë vende.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …