Sot në MFSK edhe pse zyrtarisht ditë pushimi, u mbajt konferenca punuese “Plani i Integritetit i Ministrisë së Forcës së Sigurisë’, projekt ky i filluar që më 2015 dhe i mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë. Prezantimin e projekt planit të përgatitur nga grupi punues e bëri zoti Faruk Geci, drejtor për Politika dhe Plane në MFSK. Ministri i MFSK-së zoti Haki Demolli në fjalën e vet, vuri theksin mbi nevojën dhe rëndësinë e ekzistimit dhe funksionimit të planit të integritetit. “Ministria e FSK-së dhe FSK-ja tash e disa vite në të gjitha sondazhet më kredibël të vendit, janë shpallur si institucione me besueshmërinë më të lartë të qytetarëve. Ky vlerësim, në njërën anë na obligon që të rrisim përgjegjësinë, në drejtim që politikat kundër dukurive negative, dukurive të tjera të pa përshtatshme dhe jo etike t’i avancojmë, duke i shndërruar në standard të punës sonë menaxhuese, administrative dhe operacionale, dhe atë në të gjitha nivelet e funksionimit të MFSK-së dhe FSK-së”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …