leoni

Vërshime edhe në territorin e komunës së Rahovecit

Shef i Kabinetit i Kryetarit të Komunës së Rahovecit veli Gashi së bashku me drejtorin Berat Duraku kanë përcjellë nga afër zonat më të rrezikuara në komunën e Rahovecit nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut, punën e ekipeve mobilizuese që janë në teren për të ju dalë në ndihmë qytetarëve të rrezikuar nga vërshimet. Kryetari, Smajl Latifi ka formuar edhe Komisionet vlerësuese të dëmeve në amvisëri dhe infrastrukturë publike. Në të cilin vendim janë angazhuar kompetentet nga te gjitha Drejtoritë dhe subjektet tjera përgjegjëse, për aspektet e veçanta të përkujdesjes. Qeverisja komunale në Rahovec, është në veprim të vazhdueshëm, në ato zona që kanë nevojë emergjente në të cilat është intervenuar dhe në të njëjtën kohë janë hapur edhe kanale për depërtim të ujit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …