Dy qytetarët e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, janë nisur sot për trajtim mjekësor për Graz të Austrisë, falë përkrahjes dhe mbështetjes së këtij shteti. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e falënderoi ambasadorin austriak në Kosovë dhe ambasadorin e Kosovës në Austri, që sipas tij, treguan përkushtim të madh për të trajtuar qytetarët e lënduar se fundi. “Situata në të cilën ndodhet tërë bota, shkaku i pandemisë, është tepër e rëndë. Shtretërit e lirë dhe emergjencat tjera, janë të stërngarkuara nga pacientët, në tërë botën. Ishte shumë e vështirë të gjenden shtete që do të mund të hapnin dyert dhe të merrnin për trajtim dy pacientët tanë. I falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë”, tha Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …