Abrashi

Abrashi: Buxheti i MI nuk është i mjaftueshëm për realizimin e kërkesave të komunave në Kosovë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se burgji që posedon ministria që ai drejton, nuk mjafton për realizimin e kërkesave që vijnë nga komunat. Ai ka shtuar më tutje se pandemia dhe shkurtimet buxhetore e kanë vështirësuar punën në ministrinë e Infrastrukturës. “Gjithsesi përkundër pandemisë dhe përkundër shkurtimeve të mëdha buxhetore të cilat e kanë prekur ministrinë për gjatë rishikimit të buxhetit edhe gjatë kursimeve qeveritare që janë bërë kemi bërë të pamundurën dhe kemi siguruar mjetet e nevojshme në mënyrë që kompanitë të cilat janë të kontraktuara nga ministria t’i kenë mjetet e nevojshme financiare që të bëjmë furnizimet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit dhe ashtu siç jam njoftuar nga ekspertët nuk do të kemi asnjë problem në menaxhimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror”, është cituar të ketë thënë ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …