Faqja botërore e statistikave “worldometers.info” njofton se ka kaluar shifrën prej 90 milion numri i të infektuar me covid-19 në botë. Nga të dhënat e publikuara në këtë faqe mësohet se deri më tani, në gjithë botën, me virusin korona janë infektuar 90 milion, 156 mijë e 975 persona. Numri i të infektuarave që kanë vdekur si pasojë e problemeve shëndetësore që u janë shkaktuar nga ky virus, ka arritur në 1 milion e 936 mijë persona ndërsa numri i të shëruarve në 64 milion e 555 mijë. Vendet me numrin më të madh të të infektuarave janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 22 milionë e 699 mijë e 223 të infektuar, pastaj India me 10 milionë e 451 mijë e 346 raste dhe Brazili me 8 milionë e 75 mijë e 998 raste.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …