leoni

Meteorologët paralajmërojnë reshje të dendura të borës në mbarë Evropën përfshirë edhe Ballkanin

Meteorologët paralajmërojnë reshje të dendura të borës në mbarë Evropën. Gjatë një interviste për BBC-në, meteorologu, Chris Fawkes ka thënë se Evropa dhe Ballkani do të përfshihen nga stuhia “Filomena” e cila do të sjell  acar të madh. Duke iu referuar stuhisë që ka përfshirë Spanjën, ai ka thënë se ajo çfarë pamë në Madrid ishte vetëm fillimi. “Bora, ngrica te acari që sjell stuhia Filomena, janë vetëm fillimi dhe se kushtet ë rënduara atmosferike, do të përhapen dalëngadëlë në pjesë të ndryshme të kontinentit të vjetër. Tani, edhe disa pjesë të Evropës Lindore do të përballen me një rënie të menjëhershme të temperaturave e mund të presin dhe dëborë. Reshje të dendura bore priten dhe në Ballkan. Sipas tij, pjesë të Kroacisë, Bosnjes, Kosovës, Serbisë e Bullgaria mund të përballen me të paktën 20 cm borë, ka paralajmëruar meteorologu i BBC-së, Chris Fawkes.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …