Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është cituar të ketë deklaruar se sondazhet që po e paraqesin LDK-në si parti të dytë e të tretë, janë propagandë. Ai ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të radhitet e para, sipas programit, seriozitetit institucional dhe vlerave qeverisëse. “Ndërkaq sipas propagandës që po zhvillohet kundër LDK-së, ajo nuk do të radhitej askund. Sepse, të gjithë kapësit e shtetit dhe synuesit me dhunë të pushtetit, pengesë themelore dhe të vetme e kanë LDK-në” ka thënë kryetari i saj, Isa Mustafa. Ai është cituar të ketë deklaruar gjithashtu se Lidhja Demokratike e Kosovës hyn në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore, hyn vetëm me logon e LDK-së. Disa subjekte dhe individë, me të cilët kemi bashkëpunuar edhe në të kaluarën, mund t’i përfshijmë në listën tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …