leoni

​Sindikata e punëtorëve në sektorin privat reagon ashpër për gjendjen e rënd të punëtorëve në Kosovë

Lumnije Ajdini: Gjendja e prodhuesve dhe e punëtorëve të sektorit privat është shumë e rëndë

Lumnije Ajdini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka tërhequr vërejtjen se për shkak të pasojave të pandemisë, gjendja e prodhuesve dhe e punëtorëve të sektorit privat është shumë e rëndë. “Ka qenë një vit i rëndë ekonomik. Jemi pak të dëshpëruar me politikën e Kosovës, sepse po ndikon në jostabilitetin ekonomik. Në vend që të merremi me rimëkëmbjen ekonomike, ne do t’i kemi tri qeveri brenda një viti, dhe kjo na kushton neve si Kosovë. Këtu po pëson ekonomia, bizneset, por edhe vetë qytetarët. Tash me fillimin e vitit 2021, shpresonim që të kishim fokus menjëherë te Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Mirëpo kemi zgjedhjet dhe kjo do ndikojë në zvarritjen e implementimit të këtij ligji. Tani ka frikë se vëmendja do të përqendrohet të zgjedhjet e jo në realizimin e Ligjit për Rimëkëmbejn Ekonomike i cili mund të lihet në rend të dytë”, ka theksuar menaxherja e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Lumnije Ajdini.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …