37 vjet më parë, natën ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë një përleshjeje me forcat policore të Krahinës Autonome të Kosovës, në “Kodrën e Trimave”, në Prishtinë. Gjatë kohës ku ishte student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili do t’i shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për Lëvizjen e pranverës studentore të 1981-it. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi, kurse në vitin 1973 filluan veprimtarinë e tyre në botimin e gazetës “Zëri i Kosovës”.
Ata shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës me plotë krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova ndonëse emrin e Rexhep Malës e Nuhi Berishës i hasim në shumë rrugë të cilat me nderë e krenari i mbajnë emrat e tyre, e hasim në shumë sheshe e vatra edukativo-arsimore, Kazerma e qytetit në Gjilan me krenari mban emrin e bërthamës së UÇK Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Ata kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit të atëhershëm. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.
Në kohën kur janë rrethuar dhe pas një qëndrese heroike janë likuiduar, Rexhep Mala e Nuhi Berisha 36vjet më parë, nga Milicia e Kosovë Metohisë, Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës dhe i vendbanimeve Fushë-Kosovë, Kastriot dhe Artanë. Shefqet Jashari – kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës. Ymer Pula – kryetar i KE të KSA të Kosovës, Kolë Shiroka – kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës dhe Kryetar i KK të KSA të Kosovës për një kohë të caktuar, Mehmet Maliq-Cikuli, sekretar i Punëve të Brendshme, Vesel Latifi kryetar i jurisprudencës, Nazmi Mustafa – kryetar i KE të KSA të Kosovës, pastaj, në poste të caktuar kanë vepruar në plaftormën jugosllave kundër nacionalizmit shqiptar : Jusuf Zejnullahu, Jusuf Karakushi, Bajram Selani Remzi Kolgeci Azem Vllasi Rrahman Morina dhe jo pak të tjerë.
Në vëzhgim e zbulim të vendit ku ishin strehuar heronjtë, përmes spiunëve të tyre kanë marrë pjesë: Bashkim Kursani, Ibush Kllokoqi, Lutfi Ajazi, Jusuf Karakushi, e të tjerë.