Kryetari në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, të dielën ka takuar strukturat e partisë në Burim. Ai përmes një postimi në rrjetin social, ka shkruar se vendit i duhet mobilizim. Hoxhaj ka pohuar se PDK-ja do t’i përmbush aspiratat dhe synimet e shtetit të Kosovës drejt integrimit evropian. “Kjo është PDK e Istogut! Me vizion të qartë dhe platformë konkrete zhvillimore. Në takimin që patëm me struktura së bashku me kryetarin e degës Lulzim Shoshi, me nënkryetarin e partisë Xhavit Haliti dhe me anëtarët e kryesisë, Bajrush Xhemajlin, Ganimete Musliun dhe Blerta Deliu – Kodrën, qartësuam rrugën që do të ndjekë PDK për t’i përmbushur aspiratat dhe synimet e shtetit të Kosovës drejt integrimit në familjen e madhe evropiane! Bashkë të mobilizuar për Kosovën!
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …