Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas tubimeve që po bëjnë partitë politike. Ditëve të fundit janë parë mjaftë tubime elektorale të partive politike në vend, kështu duke i thyer të gjitha rregullat dhe masat kundër përhapjes së koronavirusit. Për këtë, ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Rukiqi, ka shkruar se këto tubime po i bëjnë të pavlera të gjitha masat kundër përhapjes së koronavirusit. Sipas tij, duke u bazuar në këto tubime, nuk ka se si të arsyetohet ndalimi i organizimeve të ahengjeve apo edhe kufizimi i orarit të lëvizjes.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …