leoni

Piraj: “Kompanitë prodhuese në Kosovë përballen me vështirësi tatimore”

Pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj, ka thënë se afarizmi në vendin tonë përballet me sfida tatimore. Ai rast konkret ka përmendur ndryshimin e ligjit të TVSh-së, pagesën e TVSh-së për lëndën e parë..

Në intervistën për gazetën “Epoka e re”, Piraj sfidë e konsideron edhe problemin me energji elektrike ku, sipas tij, kjo po ndikon edhe ne mosardhjen e investitorëve të huaj. Ai ka theksuar se Kosova nuk ka arritur t’i bëjë reformat e kërkuara dhe të duhura në përmirësimin e ambientit të biznesit, në mënyrë që të mundësohen investimet e huaja të drejtpërdrejta, sidomos në përpunim dhe prodhimtari.

Duke folur për kompaninë që ai drejton “Meka Halal Food”, Piraj ka thënë se, pavarësisht vështirësive që kanë pasur, vitin 2020 e kanë përmbyllur me bilanc pozitiv. “Jemi ballafaquar me situata shumë të vështira me të cilat nuk jemi mësuar të merremi. Me shumë kufizime dhe me shumë probleme të papritura, mirëpo prapëseprapë e falënderoj Zotin që na ka mundësuar ta menaxhojmë disi situatën dhe përfundimisht ta përmbyllim dhe këtë vit me bilanc pozitiv”, ka thënë Piraj. Ai ka thënë se Kosovës i duhen njerëz të duhur në institucione, të cilët kanë dije dhe guxim për t’i lëvizur çështjet përpara.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …