leoni

Në Rahovec u mbajt takimi i parë i Këshillit Organizues “Flaka e Janarit”

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka caktuar Këshillin Organizues për organizimin e aktiviteteve tradicionale kulturore e përkujtimore “Flaka e Janarit”, me vendim, me Nr. Protokollit 02/003/2021 me datë 08.01.2021. Këshilli përbëhet nga anëtarë të ekzekutivit dhe legjislativit komunal, zyrtarë komunal të sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, OJQ , OVL e UÇK-dega në Rahovec, ndërsa u kryesua nga znj. Bjondina Kleqka, kryesuese njëherit drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në takimin e sotëm, Këshilli Organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin sa më të mirë të aktiviteteve tradicionale kulturore e përkujtimore “Flaka e Janarit”.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva e para me 100% të shpenzimit të buxhetit për investime kapitale

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar përmes një postimi në facebook, …