leoni

mir Limaj, me disa bashkëpunëtorë kanë vizituar Komunën e Malishevës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me disa bashkëpunëtorë kanë vizituar Komunën e Malishevës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga Ministri, Vesel Krasniqi, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbëresha Krasniqi, dhe bashkëpunëtor të tjerë, sot e kanë vizituar Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe kabineti i qeverisë komunale. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi nga afër me dëmet e shkaktuara gjatë vërshimeve të ditëve të fundit në Malishevë. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka folur me këtë rast për  situatën e përgjithshme nga vërshimet e ditëve të fundit, me hapat që ka marrë komuna gjatë këtyre ditëve dhe me përpjekjet e komunës, për të intervenuar aty ku ka pasur nevojë, brenda mundësive dhe kapaciteteve që ka komuna. Kryetari Limaj, pasi është njoftuar me gjendjen, ka thënë se “ajo që është kryesore, nuk ka pasur dëme në njerëz dhe kjo është më rëndësishmja. Ju përgëzoj për punën dhe angazhim tuaj gjatë këtyre ditëve të përballjes me vërshime, por ajo që tash është me rëndësi, duhet të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe më pas kompensimi i të dëmtuarave në të gjitha fushat, si në ekonomitë familjare, bujqësi, biznese dhe të dëmtuarit tjerë”. “Të bëhet një vlerësim i drejtë i dëmeve dhe të kërkoni nga qeveria e vendit, që ti kompensojë këto dëme”, ka thënë Limaj.

Edhe ministri i MTI, Vesel Krasniqi, ka kërkuar që “të bëhet një vlerësim i drejtë dhe të kërkohet nga organet shtetërore që të kompensohen të dëmtuarit”.

Nënkryetari, Hajdin  Berisha, ka bërë të ditur se komisioni është i formuar dhe nga dita e nesërme do të fillohet me vlerësimin e dëmeve në të gjitha fushat dhe në tërë territorin e Komunës së Malishevës. Më pas janë vizituar disa nga të dëmtuarit në qytetin e Malishevës, ku janë njoftuar direkt me dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …