Blerta Deliu

Blerta Deliu: A di kjo “Lulja” Aliu se votuesit prej Kraleve kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra shqiptare në Kosovë

“Analistja” e quajtur,  Luljeta Aliu,  gjatë një debati televiziv kërkoi të mos ofendohen votuesit nga Kraleva, krahinë në Serbi. Duke reaguar në prononcimin e kësaj analisteje që xhezdis nëpër jugo-mediet e vendit,  deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka shkruar se  kjo është tendencë të barazojë votuesin e PDK-së me një të Kralevës, në Serbi. Votuesit prej Kraleve” kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra në Kosovë. Kanë masakruar Diturijen gjashtëjavëshe. E kanë mbuluar “Kralevën” me varreza masive të civilëve shqiptarë të masakruar gjatë luftës në Kosovë. Është po e njëjta propagandë që humanizoi Vuçiqin në botë me 1 mijë testet e papërdorshme dhe sot humanizon përdhunuesit e 20 mijë vajzave e grave shqiptare, humanizon vrasësit e Diturijes gjashtëjavëshe dhe mijëra fëmijëve, të rinjve, grave, pleqve tjerë, ndërkaq demonizon familjet e gjithë viktimave dhe të të pagjeturve. Është po e njëjta propagandë që ju thoshte luftëtarëve të UÇK-së shkoni në Hagë, për të krijuar sot vend për votuesit nga Kraleva. Sepse votuesit nga Kosova janë bijat dhe bijtë e një shoqërie që luftoi në secilën mënyrë për lirinë sot. Prandaj, për ta përmbysur lirinë sot, i kërkojnë votuesit nga Kraleva.”, ka shkruar deputetja e PDK-së,  Blerta Deliu Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …