Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar të martën në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Tiranë, një takim me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, Khaled Al-Shami. Haradinaj-Stublla ka shprehur falënderimin e saj për pozicionin e palëkundur të Kuvajit ndaj sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e sigurisë, ku pritjet janë të larta që avancimi i këtij bashkëpunimi me Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndodhë shpejtë. Ndërsa Khaled Al-Shami, nga ana e tij, vlerësoi raportet e mira të bashkëpunimit mes dy shteteve. Ai gjithashtu ka shprehur nevojën e intensifikimit të angazhimit të përbashkët për finalizimin marrëveshjeve me interes të ndërsjellë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …