Vlerësohet lartë bashkëpunimi i Komunës së Hanit të Elezit dhe KFOR-it

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim lamtumirës Gianluca FIGUS, Komandant Regjional i KFOR-it Perëndim. Kryetari Suma dhe Oficeri i Lartë i KFOR-it vlerësuan shumë lartë bashkëpunimin e ndërsjellë, sidomos në gjendjen e krijuar nga Pandemia e Koronavirusit. Kryetari Suma me këtë rast në emër të komunës falënderoi KFOR-in për ndihmën e dhënë duke theksuar ndihmën e Kontingjentit Italian për QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” në pajisje mjekësore, Kontributin e kontingjentit Turk në renovimin e Qendrës Emergjente si dhe LMT-së Polake për ndihme në mjete mbrojtëse nga Pandemia e Kosonavirusit. Takimi ishte rast që Kryetari Suma ti njoftoj mysafirët edhe për zhvillimet aktuale në komunë si dhe sfidat me të cilat aktualisht po përballen. Ndërsa Oficeri i Lartë i KFOR-it Gianluca FIGUS, Komandant Regjional i KFOR-it Perëndim në shenjë të respektit për bashkëpunimin e mirë e nderuan me Mirënjohje Kryetarin e komunës Rufki Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …