Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai tregoi edhe pse nuk u arrit një koalicion me ndonjë parti tjetër. “Ne para se me ardh ky afat kemi pasur bisedime të ndryshme dhe kemi shprehur dëshirën që pas zhvillimeve të fundit pas qershorit dhe zhvillimeve që po ndodhin. Si Nismë kam shprehur gatishmërinë që forcat patriotike të vendit të ulemi dhe të bisedojmë. Ne emër të saj kemi bërë hapa në muajt e fundit për të arritur të tejkalojmë vetveten dhe gjërat që janë më të vogla. Ka pasur një interesim të vazhdueshëm dhe kërkesë të bashkëluftëtarëve dhe invalidëve etj, që të gjejmë rrugë të përbashkët dhe të ndërtojmë rrugë të përbashkët. Kjo nuk është bërë fatkeqësisht. Kam dëgjuar dëshirën e qindra njerëzve që kanë dëshiruar të shohin një fron të përbashkët mes PDK-së dhe Nismës. Kjo shancë u humb dhe nuk u konkretizua. Na vjen keq”, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …