People in Need në Kosovë ku publikon thirrjen për aplikime në kërkim të propozim projekteve që trajtojnë efektet e COVID-19 në 5 komuna në Kosovë.
Skema e grantit është pjesë e projektit Fuqizimi i Zërave Lokalë për Zhvillim të Barabartë (ALVED) i financuar nga Fondi për Siguri, Stabilitet dhe Konflikte i Qeverisë së Mbreterise se Bashkuar (CSSF). Projekti zbatohet në Serbi dhe Kosovë nga Peaceful Change initiative (PCI) dhe People in Need (PiN), në partneritet të ngushtë me Civic Initiatives (CI), Peer Educators Network (PEN), dhe OJQ Aktiv.
People in Need (PIN) është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-qeveritare çeke që ofron ndihmë humanitare dhe zhvillimore në më shumë se 30 vende të botës. Në Ballkanin Perëndimor, PIN është i njohur për ofrimin e ndihmave urgjente dhe ndihmave për refugjatët dhe migrantët. PIN ka zyre në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë (prej ku mbulon edhe Maqedoninë e Veriut) dhe mbështet projekte mbi qeverisjen e mirë, deinstitucionalizimin dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, dhe arsimin gjithëpërfshirës.