Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë publik edhe një kandidat për deputet. Haradinaj ka bërë të ditur se biznesmeni, Ismet Shamolli, do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet. Ai tutje ka përshkruar më gjerësisht aktivitetin e tij jetësor dhe formimin profesional. “Ismet Shamolli, ndërmarrës, do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ismeti ka filluar studimet në Prishtinë dhe i ka përfunduar në Gjermani, në degën Elektronikë dhe Makineri. Pasi kthehet në Kosovë, aktiviteti i tij atdhetar, do të bie në sy të organeve serbe. Ai do të dënohet disa herë me burg, në vitin 1986 në Gjilan, 1989 në Ferizaj, ndërsa pasi i konfirmohet dënimi me pesëmbëdhjetë vite burg, ai ikën në vitin 1991 në Tiranë. Ismet Shamolli njihet për vepra bamirësie. Në fund të viteve të ’80-ta, ai hapi “Mullirin Popullor” në Vërban të Vitisë, ku deri në 20% të prodhimit ipej për nevojtarët. Aktivitetet e bamirësisë i vazhdon edhe në Tiranë, në vlera shumë të mëdha, ku pozicionohet edhe në ndihmë për Luftën Çlirimtare. Pas çlirimit, ai hapi shumë vende pune, në sektorin e ndërtimitarisë, biznes që e vazhdon me shumë sukses. Rrugëtimi i tij jetësor patriotik, ia bëri më të lehtë vendimin për inkuadrim në Aleancë. Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe, Ismet Shamolli”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …