Profesori, Xhejms Ker-Lindsay, në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës dhe ekspert i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar pëe Radion-Evropa e Lirë se Serbia nuk iu bashkohet rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në dënimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga vendet autokratike përfshirë, Rusinë dhe Kinën, sepse llogaritë në mbështetjen e tyre për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Serbia nuk iu është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër zyrtarëve bjellorusë për shtypjen e protestuesve kundër regjimit të Alyaksandr Lukashenkas. Në dy vitet e kaluara ajo nuk ishte në mesin e vendeve demokratike në Kombet e Bashkuara që dënuan shkeljet e të drejtave të njeriut të komunitetit Rohinja në Kinë. Ajo nuk reagoi as kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut të ujgurëve, pakicës myslimane, në Mianmar. Beogradi po voton gjithashtu kundër rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Krime dhe Sevastopol, të cilat dënojnë shkeljen e të drejtave të njeriut në gadishullin ukrainas nga Rusia.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …