Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që verifikimin e personave që aplikojnë nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit ta bëjë edhe përmes thirrjeve telefonike. Një vendim të tillë po e kundërshtojnë Vetëvendosja, parti kjo e cila ka dërguar edhe ankesë në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, që po drejton iniciativën politike. Ajo i ka drejtuar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku ka lutur për shqyrtimin e vendimit për verifikimin e personave nga diaspora që aplikojnë për të votuar. Një veprim i tillë i Vjosa Osmani cilësohet si ndërhyrje në punën e KQZ-së dhe një praktikë e gabuar. Kështu ka thënë Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës. “KQZ është institucion i pavarur dhe të gjitha paqartësitë me vendimet e saj do duhej të trajtohen përmes mekanizmave dhe procedurave të parapara për ankimim. Letra e fundit e zonjës Osmani është ndërhyrje në punën e KQZ –së dhe praktikë jo e mirë se si duhet të respektojmë integritetin e institucioneve të pavarura”, ka thënë Kryeziu.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …