Gazetari i Radio Televizionit Shqiptar, Asllan Bajrami është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës

Gazetari i Radio Televizionit Shqiptar, Asllan Bajrami është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës

Gazetari Asllan Bajrami është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj. “Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht. Të gjithë ne që kujtojmë periudhën e luftës, e dimë se Asllan Bajrami raportoi me mijëra orë lajme për luftën, masakrat dhe të vërtetën e UÇK-së përmes valëve të RTSH në Tiranë. Sot, Asllani iu bashkangjit platformës tonë për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare! Mirë se vjen Asllan!”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …