Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot diskuton me kryetarët e komunave për gjendjen e krijuar pas vërshimeve. Siç bëhet e ditur Hoti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Anton Çuni dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, do të takohen virtualisht me kryetarët e komunave më të cilët do të diskutojnë për gjendjen pas vërshimeve. Kujtojmë se nga vërshimet e fundit disa rajone në vend kanë pësuar dëme të mëdha. Vërshimet dëme kanë shkaktuar në Fushë Kosovë, Malishevë, Gjakovë, Drenas, Dardanë dhe Vushtrri.
