Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës “Germin” lidhur me verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës. Ky vendim është marr në mbledhjen e mbajtur dje më 13 janar 2021. Kujtojmë që në mbledhjen e së hënës, pa asnjë kundërshtim nga anëtarët, është vendosur verifikimi i personave jashtë Kosovës që duan të votojnë të bëhet duke i telefonuar ata, dhe nëse të njëjtit nuk përgjigjen, aplikimi i tyre për votim refuzohet. Nga 13 janari 2021 ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës dhe do përfundoj më 21 janar 2021 në orën 18:00.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …