Pas disa muajve ka rinisur gjykimi në rastin “Veteranët”. Në këtë proces gjyqësor gjoja për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, gjatë luftës, komandanti i TMK-së, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë ish eprorë të tjerë të luftës së UÇK-së. Në këtë rast ka qenë i përfshirë në procedurë gjyqësore edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Sadik Halitjaha i cili në fjalën e tij përfundimtare ndër të tjera ka theksuar së konstruktimi i kësaj aktakuze është i pabazuar por edhe më qëllime të veta apo të porositura nga propagandona anti-UÇK. Ai ka potencuar së gjatë këtij procesi është shkelur privatësia dhe Kushtetuta e Kosovës e cila siguron integritet institucional e personal. Sipas tij ky veprim i prokurorit ka provuar që ta njollosë në tërësi dinjitetin dhe integritetin por dhe ta përbaltë UÇK-në. Pas tri dite komunikohet vendimi nga gjykata pasi palët e kanë thënë fjalën e tyre përfundimtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …