Lidhur me marrëveshjen e sotme mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është deklaruar edhe Bekim Jashari. Ai ka thënë se nuk është i habitur nga ndërrimi i preferencave prej partisë së Kurtit, por ka bërë thirrje që populli duhet të jetë i kujdesshëm se kënd po voton dhe nuk habitet nëse tash më nuk përmendet më emri i Murat Jasharit, nga krerët e Vetëvendosjes. “Duke i parë zhvillimet politike qysh kanë ndodhur ndër vite nuk është dashur as të habitemi që pas zgjedhjeve mundë të ndryshojnë qëndrimet të subjekte ve politike, në këtë rast edhe të LV-së. Do të presim pasi të përfundojnë zgjedhjet si do të zhvillohen ngjarjet”, ka thënë Jashari, duke i uruar suksese atyre që e kanë marrë këtë vendim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …