leoni

Ferat Shala: PDK-ja ka shumë çfarë t’i ofrojë vendit dhe se programi i tyre është më i miri në këto zgjedhje

Ferat Shala: PDK-ja ka shumë çfarë t’i ofrojë vendit, sepse programi i saj është më i miri në këto zgjedhje

Ferat Shala, ish-deputet i PDK-së, ka thënë se në të kaluarën subjekti i tij u ka dhënë deri në 30 deputetë në listë partive tjerë vetëm që të lidhin koalicion dhe të punojnë së bashku. Ai ka theksuar kjo parti ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe se për këtë çështje ka dështuar një koalicion me Nismën duke shtuar se nuk kanë vija të kuqe për askënd dhe së janë të hapur për bashkëpunim pas zgjedhjeve. Shala po ashtu ka thënë se PDK-ja ka shumë çfarë t’i ofrojë vendit dhe se programi i tyre është më i miri.“Kemi programin më të mirë për zgjedhjet tjera. Do ta shpalosim atë me kohë. Do e shihni. Nuk e marrim barrën e një qeverie të keqe”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …