Anëtari i LDK-së, Arben Gashi përmes një postimi ka thënë që Albin Kurti nuk është armiku i tij, por vetëm kundërshtar politik. “Ne duam ta mundim në proces zgjedhor dhe jo në proces ligjor”, thuhet në fotografinë që ka publikuar ai. Kurti dhe disa deputetë të tjerë janë dënuar me burgim me kusht nga gjykata për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. Vendimi më i ri i Gjykatës Kushtetuese parasheh që kushdo që është i dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojë për deputet. Megjithatë, Vetëvendosje ka propozuar sërish Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun për listën zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …