Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka thënë se kryetari i ri i SHBA-ve, Joe Biden ka një marrëdhënie shumë të fortë me Ballkanin, dhe kjo do t’i ndihmojë atij në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka nënvizuar faktin se Biden e ka vizituar Ballkanin vazhdimisht, dhe i di problemet e dy dekadave të fundit shumë mirë. E në këtë kuadër, siç shkruan ai është mirë për BE-në që ta shfrytëzoj këtë rast për arritjen e paqes dhe stabilitetit në regjion. Për këtë çështje, ai thotë se BE-ja duhet të punojë ngushtë me administratën e re amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …