Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti të premten ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në shënimin e përvjetorit të 22-të të masakrës së Reçakut. Hoti pasi vuri kurora lulesh në nderim të gjithë viktimave tha se masakra e tmerrshme që ka ndodhur 22 vite më parë e sensibilizuar botën për gjendjen në Kosovë. Ndërkohë ka theksuar se trupat e viktimave asnjëherë nuk do të prehen të qetë, derisa drejtësia nuk do të vihen në vend. “Ngjarja që ka ndodhur këtu e ka sensibilizuar botën mbarë për gjendjen, terrorin, vrasjet që atë kohë ndodhin në Kosovë, me vite të tëra, por që kanë kulmuar me këtë ditë, por edhe me plotë masakra të tjera”, tha ai. Ai tha se drejtësia nganjëherë mund të vonohet, por do të vendoset. “Asnjëherë nuk do të prehen te qetë këtë trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. E kam parasysh që drejtësia nganjëherë vononë, por jam i bindur që do të vendoset”, tha Hoti për media.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …