Duke folur për negociatat me Greqinë për të përcaktuar kufirin detar, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka marrëveshje, ndërsa akuzoi paraardhësin e tij, Sali Berisha, se në 2008 shfuqizoi ligjin që përcaktonte vijën e drejtë bazë, para marrëveshjes së detit me Greqinë, duke i dhuruar shtetit fqinj 1200 kilometra katrorë det. Në vitin 2008 me një marrëveshje të Sali Berishës dhe toger, kapiten, President Bujar Nishanit, në bazë të ligjit 9861, ka humbur 1200 km katrorë territor. Kjo sepse Berisha ndryshoi vijën për ujërat e brendshme. Kjo është një fatkeqësi që këta na shiten si patriotë. Unë kam ardhur këtu të demaskoj këta që kanë ngritur një tymnajë të madhe. Është turp që për të luftuar Edi Ramën fyeni duke quajtur tradhtar, Esat, dreq, shejtan. Marrëveshjen s’e kam rrëzuar unë, por Gjykata Kushtetuese. Rezultat 9 me 0″, ka deklaruar kryeministri, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …