Reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një aplikacion që është hapur online i cili siç tha KQZ në reagim, “po grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës si dhe donacione”, ishte shkak i përplasjes në mes të anëtarëve të KQZ-së dhe kryetares së këtij institucioni, Valdete Dakës. Anëtari i KQZ-së, nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se pa u konsultuar me të, KQZ-ja nuk është dashur të nxjerr një reagim të tillë, pasi sipas tij në atë aplikacion nuk janë kërkuar të dhëna të ndjeshme. Në emër të KQZ-së nuk guxojnë të dalin reagime të tilla pa u konsultuar me të gjithë anëtarët e KQZ-së. Pa u konsultuar Sami Kurteshi, në emër të KQZ-së nuk mund të nxirret asnjë reagim”, u shpreh Kurteshi. Kryetarja e KQZ-së, Daka tha se nuk është duke u mbajtur për këtë arsye dhe i kanë njoftuar organet kompetente për këtë, ndërsa tha se ky reagim është bërë për shkak se ka qenë në pyetje siguria nacionale.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …