Nxënësit malishevas, mbajnë orë praktike në fushën e Astronomisë

Nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” dhe ata të SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, sot kanë mbajtur orë praktike në fushën e Astronomisë, orë të cilat i kanë mbajtur vullnetarët e klubit të astronomisë “Astronomy Outreach of Kosovo”, ndërsa këto dy shkolla kanë pranuar donacion edhe disa teleskop dhe syze solare, për praktikë.

Këtë aktivitet, e ka ndjekur edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, z.Avdi Morina, i cili i ka “falënderuar anëtarët e klubit të astronomisë, si dhe drejtuesi te këtyre dy shkollave, për realizimin e kësaj praktike, pasi është një fushë shkencore, për të cilën nxënësit tanë kanë nevojë të kenë më shumë njohuri, duke i parë edhe praktikisht përmes teleskopëve, lëvizjet në gjithësi dhe të mësojnë më shumë për trupat qiellor që e rrethojnë tokën”.

Ky aktivitet, është realizuar në bashkëpunim mes “Astronomy Outreach of Kosovo”, zyrës komunale për rini dhe drejtorisë për arsim dhe edukim.

Në këtë aktivitet, janë mbajtur orë mësimore praktike në fushën e astronomisë, ndërsa më pas edhe praktikisht, nxënësit, kanë mundur që përmes teleskopëve të sjellë nga ky klub i astronomëve, ta shikojnë diellin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …