leoni

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, hap konkursin për pranimin e 4,192 studentëve të rinj

Organizata Studentore Reforma kërkon rikthim e studentëve në ambientet e universiteteve publike dhe private

Organizata Studentore Reforma, ka njoftuar se kanë nisur peticionin online për rikthim të ndjekjes së ligjëratave në ambientet e universiteteve publike dhe private që veprojnë në Republikën e Kosovës. Këtë peticion studentët thonë e kanë nisur së bashku me Këshillat studentore në UP, për faktin se nuk pajtohen me vendimin e MASH dhe MSH, që mësimi të vazhdojë online edhe në semestrin tjetër. Nuk pajtohemi për shkak të dy arsyeve kryesore: 1. Hapja e kafiterive dhe mosrespektimi i masave anticovid brenda tyre; 2. Tubimet elektorale nëpër oda dhe restaurante të ndryshme gjithandej Kosovës, pa respektim të asnjë mase të vetme anticovid. Duke i parë këto arsye, është e pakuptimtë për ne që dyert e dijes të mbyllen, teksa dyert e propagandës të mbeten të hapura. Prandaj, ju njoftojmë që peticioni nuk do të jetë forma e vetme të cilën do ta ndjekim për realizim të kërkesave tona, nëse edhe pas peticionit nuk realizohen kërkesat tona për rikthim të mësimit në formën fizike, atëherë protestat masovike do të jenë të pashmangshme. Kërkojmë nga ana juaj që këtë komunikatë dhe peticion ta përkrahni medialisht, kjo do të ishte një ndihmë e madhe për neve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …