Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas çertifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës. Deri më tani vetëm 13 subjekte politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë. Partitë që deri në ora 14:00 kanë dorëzuar në KQZ aplikimin për çertifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë, janë kryesisht janë nga radhët e komuniteteve kështu ka thënë zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi. “Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë”, ka thënë ai. Ndryshe, fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 3 shkurt.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …