Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), kohë më parë ka filluar një fushatë vetëdijësuese për kuponin fiskal, në çdo televizion, gazetë, portal, e radio has reklama se me rastin e marrjes së kuponit fiskal ato para shkojnë në rrugë, shkolla, infrastructurë, mirëqenie qytetare dhe me këtë fakt pajtohemi të gjithë.
Për blerjet prej 250 deri në 500 euro të kthehen nga 10 euro prej TVSH-së që kanë paguar. Për blerjet prej 501 deri në 800 euro të kthehen nga 15 euro, dhe për blerjet mbi 800 euro të kthehen nga 20 euro.
Konsumatorët që blejnë, nëse deshirojnë që atyre t’u kthehet një përqindje e parave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, duhet t’i ruajnë kuponët fiskalë.
Mirëpo “ plaçkitja” nga bankat komerciale prej 2 euro dhe më pas edhe nga posta e Kosovës 0.50 euro, pasiqë ATK-ja ka lidhë marrëveshje me posten që kuponat fiskal të dorzohen përmes postës duke rënduar dhe demotivuar edhe më tej qytetaret të cilët po mbledhin kuponat fiskal.
Vetë fakti se është rritë numri i aplikimeve për rimbursim nga mbledhja e kuponave fiskal tregon se qytetarët e kanë mirëpritë këtë hap të qëlluar nga ana e ATK-së, edhe pse shuma e rimbursimit është shumë simbolike.
Thjesht për një shumë prej 10 eurosh qytetarët detyrohen të paguajn 25% të asaj shume qysh në fillim dhe vërehet një paknaqësi e madhe e qytetarve, sa ka edhe nga qytetaret që më nuk janë duke mbledhur kupona fiskal.
Kjo është një tallje me konsumatoret, konsumatori është mbret nuk duhet luajtur me ndjenjat e tijë, tashmë edhe konsumatorët janë vetëdijësuar për të drejtat dhe shkeljet që ju bëhen.
Nga viti 2003, kufiri i varfërisë së skajshme në Republikën e Kosovës ka qenë €47 për person. Vlera mujore e Asistencës Sociale për familje një anëtarëshe është €40 edhe në vitin 2014.
Republika e Kosovës në asistencë sociale ka mbi 120 mijë qytetar të saj, dhe rrjedhimisht një matematikë e thjeshtë do të duhej që së paku 7 persona me asistencë sociale të bashkoheshin për ta fituar shprëmblimin “ marramendës” nga Republika e Kosovës prej 10 eurosh, dhe secili nga ta të përfitojë 1.42 euro në tre muaj, motivim i vertetë a ?
Vlera mujore e Asistenës Sociale nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre (numrit të të rriturve dhe fëmijëve në familje). Familjet me 2 të rritur dhe 3 fëmijë marrin nga €85 në muaj. Kostoja e shportës minimale të ushqimit për këtë lloj familje ka qenë €140 në muaj 10 vite më parë.
Në vitin 2012 ky hendek është zgjeruar edhe më tepër. Paga mesatare për vitin 2012 në Republikën e Kosovës ishte €372, përderisa vlera mesatare e Asistencës Sociale €73 në muaj.
Vlera mujore e Asistencës Sociale është poashtu më e ulët se transferet tjera sociale në Kosovë. Familjet 3-anëtarëshe në skemë marrin nga €60 në muaj, njëjtë sikurse individët në Skemën e Pensioneve Bazë apo Skemën e Invaliditetit.
Familjet 1-anëtarëshe në Skemën e Asistencës Sociale marrin vetëm nga €40 në muaj, ndërsa familjet 2-anëtarëshe i marrin nga €55 apo €60 në muaj varësisht prej numrit të fëmijëve. Kjo vlen edhe për vitet tjera.(UNDP)
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, varfëria ekstreme e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30% , derisa varfëria e moderuar, e cila nënkupton jetesën me 5 dollarë në ditë, ka arritur në rreth 50%.