Aleanca Kosova e Re ka mohuar zërat sipas të cilëve ky subjekt politik do të tërhiqet nga lista zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kandidati për deputet nga AKR, Jetlir Zyberaj, ka thënë se njoftimet sipas të cilave Aleanca Kosova e Re do të tërhiqet nga lista e LDK-së për shkak të pakënaqësisë, janë të pavërteta. Ai ka theksuar më tutje se nuk ka pakënaqësi me listën zgjedhore të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën janë përfshirë disa kandidatë të AKR-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …