leoni

Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Keqmenaxhimi i lumenjve në Kosovë njëri ndër shkaktarët kryesorë për vërshimet

Fatkeqësisht në Kosovë përveç të metave politike, ekonomike, kohëve të fundit ju shtuan edhe vërshimet. Sa i përketë vërshimeve kjo nuk është ndonjë çudi sepse këto kanë ndodhur edhe më parë, por a ka ndonjë mënyrë se si të menaxhohet, natyrisht se ka shumë variante, por edhe assesi të parandalohen tërësisht.

Kosova sa i përket strukturave të urbanizimit nuk qëndronë mirë. Sepse kemi një brutalizëm të paparë urbanistik, ku dominon asfalti, betoni dhe materiale tjera ndërtimore. Thënë tr kjooç ndërtim i egër.

 Dihet mirëfilli se një nga kriteret kryesore të urbanizimit është edhe rregullimi i shtratit të lumenjëve. Ajo si prioritet duhet të ketë mbrojtjen e qytetit nga vërshimet. Lind pyetja sa është kjo rregulluar tashmë po shihet. Aktualisht më së keqi qëndron Fushë Kosova , kurse Peja i është ekspozuar keqmenaxhimit me shtratin e lumit dhe rregullimin me gypat për ujërat e zeza, është e qartë se fajtorë janë strukturat komunale. Edhe viset tjera urbane nuk qëndrojnë hiq më mirë, ku më shumë e ku më pakë.

Situata alarmante është në viset rurale ku vërshimet janë shumë brengosëse. Aty totalisht mungojnë metodat e menaxhimit të përmbytjeve. Ato metoda do duhej të ishin struktura të përkohshme ku do duhej të krijonte porta në vendet kritike, për të mbrojtur një pjesë të lumit. Pastaj nivelet artificiale që do mbronin një pjesë të lumit. Gjithësesi këto zvogëlojnë në masë të madhe mbrojtjen nga përmbytjet.

Shkaktarët tjerë të gjendjes së lumenjëve në Kosovë janë edhe mos pastrimi i lumenjëve. Këtu fajin kanë qeveritë komunale dhe qendrore. Jemi dëshmitarë të ndotjeve të lumenjëve, duke hedhur lloj lloj plehrash, që kanë shkaktuar edhe në masë të madhe zvogëlimin e peshkut. Kjo nënkupton ushqim më pakë për shpendët dhe zogjtë. Shqiponjat peshkngrënëse, ushqimin kryesorë i kanë peshqit. Por është fat i mirë se ato mund hanë një shumëllojshmëri kafshësh dhe zogjsh të tjerë. Kurse nga zogjtë që po ashtu ushqim kryesorë e kanë peshkun është edhe një zog i mëndafshtë i njohur si “Mbreti Peshkatari” ose “Kingfisher”. Sipas informacioneve që burojnë nga njëri ndër fotografët më të njohur të “botës së egër” në trojet shqiptare Arian Mavriqi, ai nga qarku i Dardanës sjellë pamje me foto dhe video mahnitëse të këtij lloji zogu më atraktiv në Botë për grupin “Wildelife – Albanian Photographers”. Por ndotja e lumenjve paraqet rrezikshmëri për zhdukjen e shumë gjallesave tjera.

Si mundet të parandalohet përmbytja nga lumenjtë? Lumi mund të thellohet dhe zgjerohet për të rritur kapacitetin e kanalit. Kjo rrit efikasitetin e saj hidraulik dhe lejon që një shkarkesë më e madhe të përmbahet brenda kanalit. Kjo do të parandalonte në masë të madhe nga përmbytjet, gjithnjë derisa të mos ketë vëllim të madh Uji. Gjithashtu afër vendbanimeve në raste urgjente, nivelet e përkohshme mund të bëhen me thasë me rërë. Këto e thithin ujin dhe zakonisht parandalojnë që uji i tepërt të depërtojë pranë rërës. Karakteristikat mbrojtëse natyrore të përmbytjeve përfshijnë pengesa të vogla në hendeqe dhe fusha, ose vrima të prera në argjinatura, të gjitha këto e devijojnë ujin në tokë të hapur.

Por mënyra më efikase për menaxhimin e lumenjëve është pyllëzimi dhe drejtimi i shtratit të lumit. Pyllëzimi i lumenjëve është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për shumë arsye. Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të një rregullimi të lumenjëve me material ndërtimor që shumë kushtueshëm dhe jo efikas, sepse ai material ndërtimor në kushtet klimaterike nuk mund të ketë një kohëzgjatje të madhe. E vetmja zgjidhje e qëndrueshme është pyllëzimi i anës së lumenjëve me pemë të ndryshme,sepse vetëm rrënjët e drunjëve e mbrojnë tokën nga erozioni i dheut. Drunjtë më efikas për këtë qëllim janë: Shelgjet, plepat, pishat, etj. Në të kaluarën lumenjtë mjaft mirë kanë qenë të pyllëzuar në krejt Kosovën. Fatkeqësisht sot lumenjtë janë në gjendje të mjerueshme. Gabim katastrofal kanë bërë gjatë drejtimit të lumit kur i kanë prerë të gjithë drunjtë akoma më keq i kanë shkulur me rrënjë. Për pasojë vërshimet janë të pa evitueshme. Është e pamundur të ceken të gjithë lumenjtë. Por kësaj rradhe do përshkruaj segmentin e lumit Llap përgjat fshatit Lupç i Poshtëm. Para pak vitesh në këtë fshat filloj drejtimi i lumit Llap, kurse aty ku kishte pak lakes vendosnin rrjeta metalike të mbushur me gurë, krejt pyllëzimin e hoqen. Fillimisht dukej se po bëhet një punë e mirë. Si e kam parë pata thënë se kjo është punë e kotë. Sot ato rrjeta metalike me gurë veq janë deformuar, gërryerje dheu vërehen gjithandej këti segmenti, e tëra kjo si pasojë e keqmenaxhimit. Të bëhet një analogji e këti lumi lidhur me pastërtinë e së kaluarës me të sotmen është rrëqethëse. Unë personalisht mbaj mend kur nga Prishtina vinin për të gjuajtur peshk.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …