Pas një muaji pushim, mbi 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar të hënën pritet t’u rikthehen bankave shkollore për të nisur gjysmëvjetorin e dytë. Procesi mësimor do të fillojë në shkolla sipas skenarit A dhe varësisht nga situata me pandeminë mund të kalohet në skenarin B – mësim i kombinuar, ose në skenarin C – mësim nga distanca. Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar të dielën nxënësit e mësimdhënësit me rastin e fillimit të periudhës së dytë mësimore. Përmes një postimi, ai ka kërkuar kujdes të shtuar dhe respektim të masave anti-COVID për të ruajtur shëndetin. Nxënësit e mësimdhënësit i ka uruar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Sikurse Likaj, edhe ai ka bërë thirrje që të respektohen masat që janë në fuqi. Nga ana tjetër, Sindikata e Bashkuar e Arsimit edhe të dielën nuk ka harruar ta përmendë grevën nëse nuk merren parasysh kërkesat sindikale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …