KOMUNA E RAHOVECIT ZË VENDIN E PARË NË NIVEL VENDI PËR PERFORMANCË NË ZBATIMIN E MASAVE ANTI-COVID NË SHKOLLA

Komuna e Rahovecit zë vendin e parë në nivel vendi sa i përket zbatimit të masave anti-covid19 në shkolla. Komuna e Rahovecit ka zënë vendin e parë në nivel vendi sa i përket zbatimit të masave anti-covid19 në shkolla! Gjatë muajit dhjetor 2020, organizatat Edu Task në bashkëpunim me BIRN Kosovo dhe me përkrahje nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office kanë monitoruar zbatimin e masave anti COVID-19 në 102 shkolla të Kosovës. Nga ky monitorim, komuna e Rahovecit ka fituar vendin e parë me gjithsej 94 pikë nga 100 të mundshme, duke lënë prapa të gjitha komunat tjera. Urime të gjithë mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave, Këshillave Drejtuese të Shkollave, Task Forcave Shkollore, Task Forcës Komunale në nivel të DKA-së dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit. Në mënyrë të veçantë falënderoj kryetarin e komunës Smajl Latifi për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë DKA-së për zbatimin në përpikëri të të gjitha masave higjienike dhe masave të tjera mbrojtëse kundër pandemisë globale Covid-19”, u shpreh drejtori Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …