PDK

PDK-ja konstituon shtabet zgjedhore në Itali, Francë dhe në Suedi

Në mbledhjet virtuale të mbajtura mes aktivistëve politikë të PDK-së në diasporë dhe Departamentit të Diasporës në PDK, u formuan shtabet zgjedhore në Itali, Francë dhe Suedi. Koordinator i shtabit të PDK-së në Itali u zgjodh Patriot Krasniqi, koordinatorë për degën në Francë u caktuan Shpëtim Kiçina, Blerim Osmani, Sinan Xhema dhe Isak Shabani, ndërsa në Suedi Këshillin Themeltar të degës së PDK-së do ta udhëheqë Gani Abazi, kurse shtabin zgjedhor Ferat Meha. Drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK, Elmi Reçica në këto takime virtuale ka theksuar se zgjedhjet e 14 shkurtit janë betejë për shtetin, e cila e përcakton rrugën nga do të lëvizë Kosova. Zëvendës-drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK, Arben Gecaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka ofertë të qartë dhe konkrete për diasporën e Kosovës.

Të pranishmit në këtë diskutim ngritën disa çështjet që i shqetësojnë bashkatdhetarët në diasporë, sikurse problemi me patentë shoferët. Madje, pati kërkesa edhe për digjitalizimin e sistemit për nxjerrjen e dokumenteve personale, në mënyrë që bashkatdhetarët të mos humbin kohë duke udhëtuar me qindra kilometra për t’u pajisur me dokumente në ambasadat e Kosovës, në shtetet ku ata jetojnë. Përfaqësuesit e shtabeve të degëve  në Itali, Francë dhe Suedi u zotuan se do të angazhohen maksimalisht për fitoren e PDK-së në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …