Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se me fondin që kjo parti e ka prezantuar të 1 miliard eurove, në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes ekonomike, PDK do të kujdeset për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë. Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social, ka thënë se forcimi i rolit të gruas është parakusht për një shoqëri të zhvilluar dhe ne po ecim mirë në këtë drejtim. “PDK në qeveri dhe unë si Kryeministër, po ashtu do të fokusohemi në krijimin e politikave të veçanta për të siguruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë”, ka thënë Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim
Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …