Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga temat e diskutimit të liderëve të BE në takimin më 21 janar, bëhet e ditur në Bruksel. Në një letër ftesë drejtuar udhëheqësve të vendeve anëtare të BE, në prag të video konferencës të planifikuar për të enjten në 18:00, Charles Michel shprehet se fushata e vaksinimit brenda BE do të diskutohet gjithashtu në takim. Michel po ashtu njoftoi se do të ketë bisedime mbi certifikatat e vaksinimit. Presidenti i Këshillit Evropian vlerëson se situata aktuale me infeksionin COVID-19 në Evropë kërkon vëmendjen më të madhe. Ai bën thirrje për testime dhe monitorime të gjera të kontakteve, përveç fillimit të vaksinimit, por edhe për lëvizjet ndërkufitare brenda BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …