Shpallen të pafajshëm të gjithë të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët”

Shpallen të pafajshëm të gjithë të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët”

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Agim Çeku, i akuzuar në rastin e njohur si “Veteranët”, ka deklaruar se aktgjykimi lirues ndaj tij dhe të akuzuarve tjerë është i drejtë dhe i pritur.“Aktgjykimi lirues për mua dhe anëtarët e tjerë të komisionit për verifikimin e veteranëve është aktgjykim i drejtë, i pritur. Gjatë tërë kohës që nga fillimi e kam  ndjerë vetën të pafajshëm, këtë e dëshmuam gjatë këtij procesi dhe ishte një vendim i drejtë dhe i pritur”, tha Çeku, pas shpalljes së aktgjykimit të martën. Ai së bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputetin Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtakun, Sadik Halitjahan, Qelë Gashin, Shukri Bujën, Ahmet Dakun, Faik Fazliun, Smajl Elezajn, Fadil Shurdhajn dhe Xhavit Jasharin janë liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj. Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin të vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …