Fatmir Limaj merr përkrahje për zgjedhjet e 14 shkurtit në takim me bashkëluftëtarët në Astrazup

Fatmir Limaj merr përkrahje për zgjedhjet e 14 shkurtit në takim me bashkëluftëtarët në Astrazup

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë përkrahje masive për zgjedhjet e 14 shkurtit në takim me bashkëluftëtarë në Astrazup të Malishevës. ” Sonte në Astrazup morëm një përkrahje masive për zgjedhjet e 14 shkurtit. Astrazupi ka dhënë shumë për Kosovën nder vite, ka kontribuar shumë gjatë luftës se lavdishme të UÇK-së dhe ka dëshmorë të rënë për lirinë që sot e gezojmë dhe të tjerët po na cenojnë. Prandaj, bashkëluftëtarë e të rinj në Astrazup tashmë kanë vendosur për tu rreshtuar krah projektit tonë për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre vlerave të më sublime të vendit. Dashuria për atdheun është maratonë e gjatë të cilës nuk duhet t’i shmangemi për asnjë moment”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …