Pasi Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, gjatë një debati, drejtoi gishtin nga Valdete Daka për mos certifikimin e Albin Kurtit, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka deklaruar se lidhur me këtë rast është ndjerë e kërcënuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbaton vetëm Ligjin e zgjedhjeve, ka thënë Daka. Konjufca ka akuzuar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit. Ai thotë se personi që në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ai nuk ka përmendur vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ku thuhet se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin, në mesin e të cilëve përfshihet edhe Kurti i Vetëvendosjes, por ka ndarë për ta sulmuar, kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …