Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se akuzat e partive politike ndaj saj dhe ndaj institucionit që udhëheqë, kanë për qëllim që të pamundësojnë zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Në një konferencë për gazetarë, ajo ka pohuar se kërcënimet publike ndaj saj dhe “shqetësimet që po i përjeton familja ime janë të paprecedentë dhe të rrezikshëm”. Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua dhe një nënë, që nuk e mbron dhe nuk e mbështetë asnjë parti politike dhe që asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Sulmet dhe kërcënimet kundër saj u bënë një ditë pasi KQZ-ja njoftoi se ka marrë përgjigje nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ku thuhej se 47 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk janë përputhje me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Të gjithë kandidatëve që dje e kanë parë veten në listën e Këshillit Gjyqësor, si persona që nuk plotësojnë kriterin për t’u certifikuar kandidatë për deputetë, do t’u them vetëm dy fjalë, shkurt, shqip dhe qartë: është ligji, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë”, tha zonja Veldete Daka, duke sqaruar se çdokush që mendon se i është bërë e padrejtë mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe në Gjykatën Supreme.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …